Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

BE e hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve, Mogherini: Për sa kohë dy palët janë dakort

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Europian duket se e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, për sa kohë marrëveshja merr pëlqimin e të dyja palëëve dhe është në përputhje me ligjet ndërkombëtare, shprehet shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

E pyetur në konferencën për media pas takimit me ministrat e jashtëm, lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve, Mogherini u përgjigj:

Unë kam parë rreth tryezës në këto ditë një mbështetje shumë të fortë për dialogun, për angazhimin e (Aleksandar) Vuçiq (Presidentit të Serbisë) dhe (Hashim) Thaçit (Presidenti i Kosovës) në këtë fazë delikate. Kam parë ndërgjegjësimin për vështirësitë, të cilat ndodhen aty dhe të cilat nuk i kemi fshehur kurrë dhe që janë ende përpara nesh, por edhe vlerësimin për angazhimin dhe vendosmërinë dhe për mundësinë për të zgjidhur përfundimisht një nga më të – nëse jo tensionet më të komplikuara dhe të dhimbshme e plot pasoja që kemi ende në rajon, vetëm 20 vjet pas konfliktit.

E pyetur konkretisht nëse shkëmbimi i territoreve do të çonte në njohjen e Kosovës nga Serbia, Mogherini u përgjigj:

Marrëveshja për të cilën po punojmë është një marrëveshje që do të ishte ligjërisht e detyrueshme dhe që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura. Unë besoj se kjo i përgjigjet pjesës së parë të pyetjes suaj. Gjëja e dytë është se, po, besoj se jemi të gjithë të angazhuar për përfundimin e negociatave në muajt e ardhshëm, para përfundimit të mandatit të këtij Komisioni. Siç thashë, nuk jemi ende atje. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur.


Më shumë