Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

BE do të hapë negociatat për anëtarësim më Serbinë më 14 dhjetor

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Evropian paralajmëroi se këtë muaj do të hapë kapitujt e parë të negociatave me Serbinë për anëtarësimin e saj në këtë bllok.

“Pres që më 14 dhjetor të hapen kapitujt për negociata më të detajuara”, tha të enjten ne Beograd shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Negociatat pritet të hapen me kapitujt 32 dhe 35 që kanë të bëjnë me kontrollet financiare dhe me Kosovën.

“Do të vijmë në Bruksel me pritje të mëdha dhe besim të fortë se Serbia i përket Evropës”, tha kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me zonjën Mogherini, i cili u zhvillua në kuadër të takimit të këshillit ministror të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, transmeton Voa.

Kryeministri serb, i cili hapi takimin, shprehu siç tha “brengosjen dhe frikën e sinqertë për mundësinë e destabilizimit të Ballkanit. Serbia është vend i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, por mjaftojnë disa situata krizash në rajon, në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Prishtinë, që gjithë rajoni të ndizet sërish”, tha ai.

Kryeministri serb tha se jo stabiliteti në Kosovë, po rrezikon bisedimet e Brukselit, të cilat tha ai, Serbia do  t’i vazhdojë, sepse “kjo është mënyra e vetme për të vendosur sigurinë tonë dhe të shqiptarëve në Kosovë”.

“Serbia zgjedh jetën e përparimin dhe jo konfliktet”, tha ai duke nënvizuar se Serbia dhe rajoni janë pjesë të Evropës dhe ajo do të vazhdojë rrugën evropiane “për çka u është falënderuese edhe kolegëve amerikanë dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojë të ruajë miqësinë tradicionale me Rusinë”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img