Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
44 %
1.5kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

BE dhe Gjermania projekt 5.5 milion euro për shkollimin e fëmijëve shqiptarë dhe shokët e tyre në vendet e Ballkanit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori Luigi Soreca, thotë se BE dhe Gjermania do të financojnë një projekt prej 5.5 milion eurosh për shkollimin e fëmijëve shqiptarë dhe të shokëve të tyre në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Të rinjtë shqiptarë dhe miqtë e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të jenë në gjendje të takohen dhe të shkëmbejnë më shumë me njëri-tjetrin falë një skeme të re shkëmbimi shkollor të nisur sot në Tiranë. Financuar nga #BE dhe #Gjermania projekti prej 5.5 milion eurosh do të zbatohet nga GIZ dhe RYCO”, shkruan Soreca.

Më tej, ambasadori thekson se ka qenë shqetësim i të rinjve në gjithë vendin një sistem më i mirë arsimor, teksa bënin turin e “Javëve të Europës”.

“Në takimet me të rinjtë shqiptarë gjatë udhëtimit tonë të #JavëvetëEvropës, ata të gjithë ngrenë të njëjtat shqetësime dhe përballen me të njëjtat sfida: një sistem arsimor më i mirë që i përgjigjet nevojave të tregut të punës, më shumë mundësi për shkëmbime dhe praktika jashtë vendit, mjedis dhe punësim.

Ky projekt i ri synon krijimin e rrugëve të reja për shkëmbimin e të rinjve. Dhe në mobilizimin e rinisë për t’u përfshirë në politikëbërje dhe pajtim. Por qeveritë kombëtare do të duhet të tregojnë vendosmëri në këtë proces dhe t’i bëjnë këto zhvillime të qëndrueshme dhe prekshme”, përmbyll Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img