Hapësire reklamuese

Aktualitet

BE deklaratë për zgjedhjet në SHQIPERI: Presim që parlamenti dhe qeveria e re të vazhdojnë reformat dhe dialogun (DEKLARATA E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
BE deklaratë për zgjedhjet në SHQIPERI: Presim që parlamenti

Komisioneri i BE për zgjerimin Oliver Varhelyi dhe përfaqësuesi i lartë Josep Borrell në një deklaratë të përbashkët për shtyp për zgjedhjet parlamentare 2021 thonë se përgjithësisht këto zbatuan standartet, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë presin që parlamenti dhe qeveria e re të vazhdojnë reformat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin evropian, duke kërkuar edhe dialogun politik mes palëve.

“Përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithpërfshirës nga të gjitha palët” thuhet në deklaratë.

Deklarata e plote:

Të dielën, populli I Shqipërisë ushtroi të drejtën e vet demokratike për të votuar. Ne përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan për arritjen e këtij procesi, pavarësisht kontekstit sfidues të Covid-19. Zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re ligjore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Sipas të dhënave paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, zgjedhjet parlamentare në përgjithësi u organizuan mirë nga administrata zgjedhore ndërkohë që fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Palët e interesuara kishin besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në KQZ që mbikqyri procesin zgjedhor në mënyrë transparente, duke krijuar besimin e palëve në të gjitha nivelet. Vëzhguesit raportojnë shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve apo funksioneve nga partia qeverisëse dhe figura të tjera publike.

Ne inkurajojmë të gjitha partitë e përfshira në numërim të procedojnë me shpejtësi dhe në linjë me procedurat e vendosura. Të gjitha forcat politike duhet tani të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve në vend si rezultat I këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin edhe përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik të njohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Cdo parregullsi e pretenduar duhet të adresohet në KQZ dhe autoritetet e tjera kompetente dhe rastet duhet të hetohen sic duhen, përfshirë edhe blerjen e votës.

Ashtu sikurse në aktivitetin e vëzhgimit diplomatic ditën e zgjedhjeve nga Delegacioni I BE dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare, BE do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet elektorale deri në certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në rrugën drejt BE, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në mbledhjen e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet të mbajë peng përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat e nevojshme. Ne duam që vendi të hyjë në fazën tjetër të procesit të pranimit, me konferencën e parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne presim që parlamenti I ri dhe qeveria të vazhdojnë me ndjekjen e axhendës së reformave me vendosmëri vecanërisht sa I përket sundimit të ligjit. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll