Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

BE anulon grantin për Portin e Durrësit: Është modifikuar projekti, po konsultohemi me qeverinë shqiptare për prioritetet e investimeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Europian ka anuluar një grant prej 28 milionë eurosh që do të përdorej për ndërhyrje në dy kalatat e portit aktual të Durrësit.

Shkak është bërë ndryshimi i përdorimit të portit aktual dhe modifikimi i projektit, kjo pasi porti aktual i qytetit të Durrësit do të shndërrohet në port turistik, përmes një investimi pre rreth 2 miliardë dollarësh.

BE thotë se po konsultohet me përfaqësues të qeverisë për priotitetet për investimet, mesa duket për rialokimin e fondit në tjetër projekt.

“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të ËBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit.

Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.

Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më shumë




spot_img








spot_img