Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
58 %
1kmh
0 %
Mër
29 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
36 °
Die
38 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

BDI nuk vendos për koalicionin, Gruevskit i skadon nesër afati

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka vendosur as sot nëse do të hyjë në koalicion me partinë VMRO-DPMNE e drejtuar nga Nikolla Gruevski.

Pas shtatë orësh diskutime, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se të gjitha variantet vazhdojnë të jenë mbi tavolinë, por ndërkohë, Gruevskit i skadon nesër afati për krijimin e qeverisë së re.

“Nuk ka përgjigje me kë shkohet në koalicion, analizohen të gjitha opsionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Janë duke u diskutuar të gjitha opsionet”, u shpreh Ahmeti shkurtimisht pas përfundimit të mbledhjes.

Nëse BDI refuzon nesër koalicionin me VMRO, atëherë mandati për krjimin e qeverisë i kalon LSDM-së të Zoran Zaevit. Në rast se edhe me këtë parti Ahmeti nuk pranon koalicionin, atëherë me shumë mundësi Maqedoni do të shkojë sërish në zgjedhje.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img