Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

BBV3 sapo ka filluar, ja sa banorë të rinj do futen nesër në “shtëpinë e madhe”

Shkruar nga Newsbomb
BBV3 sapo ka filluar, ja sa banorë të rinj do futen nesër në

Ndonëse ka vetëm dy ditë nga nisja e Big Brother Vip 3, duket se banorët e kanë marrë shumë seriozisht lojën.

Pasi vetëm në 48 orë ka pasur debate të shumta mes personazheve, por nuk kanë munduar as flirtimet mes moderatorit Meriton Mekiqi dhe Heidi Bacit.

E teksa nesër do të zhvillohet edhe “prime” pritet që të “shtëpisë së madhe” t’i bashkohen edhe 6 Vip-a të tjerë.

18 banorë hynë në shtëpinë e madhe, për të nisur kështu eksperiencën në Big Brother VIP. Banorët që hynë në BBV3 janë: Alfio Rrotani, Drini Zeqo, Egla Ceno, Elvis Myrtaj, Ervin Gonxhi, Gabriele Mezini, Gazmend Ujkashi, Hejdi Baci, Ilnisa Agolli, Julian Deda, Ledjona Xheladinaj, Meri Shehu, Meriton Mekiqi, Rike Roci, Romeo Veshaj, Roza Lati, Sara dhe Vesa Smolica.

Jeta e personazheve VIP do mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Ashtu si edhe edicionet e kaluara edhe ky vit pritet të ketë shumë surpriza.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese