Hapësire reklamuese

Bota

BBC rikthen në Gary Lineker, pas "furtunës" për perzullimin e tij nga transmetuesi britanik

Shkruar nga Newsbomb
BBC rikthen në Gary Lineker, pas "furtunës" për

Gary Lineker dhe menaxhmenti i BBC kanë arritur një marrëveshje për ta rikthyer prezantuesin e emisionit ta famshëm sportiv "Match of the Day", pas pezullimit fundjavën e kaluar. Për herë të parë, emisioni i tij i së shtunën  nuk pati moderator dhe as komentator.

Lajmin e ka dhënë drejtori i përgjithshëm i transmetuesit britanik, Tim Davie. "Gary është një pjesë e çmuar e BBC-së dhe unë e di se sa do të thotë BBC për Gary, dhe mezi pres që ai të prezantojë mbulimin tonë këtë fundjavë që vjen."

Prezantuesi i emisionit sportiv ka reaguar gjithashtu për rikthimin e tij në BBC. Gary Lineker falenderon dhe kolegët që i kanë qëndruar pranë dhe janë solidarizuar me vendimin për pezullimin e tij.

"Prezantoj sportin në BBC për gati 3 dekada dhe jam pa masë krenar që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më të drejtë në botë. Mezi pres të kthehem në karrigen e MOTD të shtunën.

Pas disa ditësh surrealiste, jam i kënaqur që kemi kaluar një rrugë përmes kësaj. Dua t'ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për shfaqjen e jashtëzakonshme të solidaritetit. Futbolli është një lojë ekipore, por mbështetja e tyre ishte e madhe", thuhet në deklaratën e Lineker.

Gary Lineker u pezullua nga BBC pas pretendimeve për shkelje të udhëzimeve të paanësisë, sepse kritikoi politikat e qeverisë për azilin. Ai e krahasoi gjuhën e përdorur nga ministrat për azilkërkuesit me “atë të përdorur nga Gjermania në vitet ’30”.

Lexo edhe: Emisioni i famshëm i futbollit pa prezantues, BBC heq nga puna Gary Lineker, krahasoi planin për emigrantët me atë të Gjermanisë naziste

Sondazh

Poll