Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

BBC: Mbetjet e raketës kineze bien në tokë këtë fundjavë; Ironizon Ylli Manjani: Se mos e kanë lëshuar aleatët të bjerë tek Mali me Gropa

Shkruar nga Newsbomb
BBC: Mbetjet e raketës kineze bien në tokë këtë

Media ndërkombëtare BBC ka shkruar sot një artikull në të cilin thuhet se, mbetejet e një rakete hapësinore të lëshuar nga Kina do të bine këtë fundjavë në tokë, mirëpo vendi se ku ende nuk dihet.

Raketa e Long March 5B u lëshua në fund të Prillit për të transportuar në orbitë modulin e parë të stacionit të ardhshëm hapësinor të Kinës. Media shtetërore kineze ka thënë gjatë ditëve të fundit se raketa mund të rrëzohet në tokë të banuar, duke sugjeruar se ajo do të bjerë diku në ujërat ndërkombëtare.

Ndërkohë, për këtë lajm ironizon ish-ministri i LSI Ylli Manjani. “Hëëë!! Hajër ishalla.. Se mos e kanë lëshuar aleatët të bjerë tek Mali me Gropa, por që të duket si kineze...”, shkruan ai, duke kujtuar një deklaratë të presidentit Meta para zgjehdjeve të 25 prillit.

Meta u shpreh se i kishte thënë Ambasadores Yuri Kim se, e dinte që Amerika mund ta vriste, dhe i kishte kërkuar që ta dërgonin te Mali e Gropa e ti lshonin një raketë, që të mos rrezikonin të tjetër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll