Hapësire reklamuese

Bota

BBC: Lufta në Gaza po teston ‘durimin’ e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shkruar nga Newsbomb
BBC: Lufta në Gaza po teston ‘durimin’ e Shteteve të

Lufta në Gaza po teston ‘kufijtë’ e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sekretari i Shtetit Antony Blinken, javën e fundit në takimet e zhvilluara është përpjekur t’i tregojë botës se SHBA po punon dhe ndikon në Izrael për të lehtësuar situatën e civilëve palestinezë, duke shtuar më shumë ndihma në Gaza.

Por ndërsa kriza thellohet, kufijtë e ndikimit amerikan janë bërë gjithnjë e më të qartë. Amerika i ka bërë thirrje Izraelit që të shtojë më shumë ndihma në Gaza mes paralajmërimeve të OKB-së për rrezikun e urisë që mund të përballet vendi, shkruan BBC.

Por ai gjithashtu paralajmëroi Izraelin kundër një sulmi ushtarak në qytetin e Rafah, ku jetojnë më shumë se 1.4 milionë palestinezë të zhvendosur, duke thënë se një ofensivë mund të shkelë ligjin ndërkombëtar humanitar.

Mes përçarjes në rritje midis Uashingtonit dhe liderit izraelit, Netanyahu iu kundërpërgjigj vlerësimit të Blinken.

“I thashë se shpresoj që me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të arrijmë rezultate të mira”, - tha kryeministri duke shtuar se nëse duhet, do ta bëjmë edhe vetëm”.

Për kritikët e Amerikës, paradoksi është i qartë: SHBA-ja po i dërgon armë një aleati kyç, ndërsa në të njëjtën kohë i kërkon të bëjë shumë më tepër për të lehtësuar vuajtjet e civilëve që ka shkaktuar veprimi ushtarak.

Ndërsa Izraeli fajëson OKB-në për dështimin në shpërndarjen e furnizimeve.

Por OKB-ja e refuzon kategorikisht këtë akuzë duke theksuar se Izraeli këmbëngul se kufizimet e postblloqeve dhe sulmet ndaj policisë që siguron autokolona ndihmash kanë qenë një pjesë e domosdoshme e fushatës së tij për të eliminuar Hamasin.

Fokusi më i madh i udhëtimit të Blinken në Lindjen e Mese ishte menaxhimi i krizës. Përpjekja për të marrë ndihmë në Gaza, për të nxjerrë pengjet dhe për të siguruar një fund të konfliktit, për të cilin SHBA thotë se duhet të sigurohet që sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor “nuk do të ndodhë më kurrë”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese