Hapësire reklamuese

Aktualitet

BBC bashkëpunim me emisionin shqiptar: Qytetet rreth Tiranës po zbrazen, të rinjtë vijnë të punojnë me drogë

Shkruar nga Newsbomb
BBC bashkëpunim me emisionin shqiptar: Qytetet rreth Tiranës po

Transmetuesi shtetëror britanik, BBC ka bërë një bashkëpunim me emisionin televiziv shqiptar "Piranjat", për largimin e të rinjve drejt ishullit.

Referuar shkrimit, thuhet se bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e emigrantëve në Francën veriore si një terren rekrutimi, duke ofruar pagesën e kalimit të atyre që janë përgatitur për të punuar në industrinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar, pas mbërritjes.

Shqiptarët përbëjnë rreth një të tretën e pothuajse 40,000 njerëzve që kanë mbërritur me varka të vogla deri më tani këtë vit, sipas shifrave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

BBC ka parë sesi qytetet pranë kryeqytetit shqiptar, Tiranës kanë mbetur thuajse bosh dhe sa shumë të rinj shqiptarë po joshen drejt bregdetit francez. Në qytetin francez të Dunkirkut këtë verë, dëshmitarët okularë thonë se shqiptarët pushtuan një pjesë të kampit kryesor të emigrantëve atje.

Një nga gazetarët britanik është paraqitur si emigrant shqiptar, ka kontaktuar dy kontrabandistë që reklamonin klientë në platformën e ndarjes së videove TikTok. Të dy u përgjigjën brenda gjysmë ore, me opsione për të paguar në Francë ose në Angli, dhe udhëzime për të shkuar në Belgjikë ose Francë.

Mesazhi i të dyve ishte: “Është e lehtë”. “Të afrohen ndërmjetësit dhe ti shkon me ofertën më të lirë”, është shprehur Eraldo Harlicaj, një gazetar shqiptar i emisionit "Piranjat".

Eraldo së fundmi është infiltruar si emigrant i fshehtë për kanalin televiziv shqiptar ABC. Ai tha se shumica e ndërmjetësve shqiptarë qëndruan larg kampit kryesor të emigrantëve në Dunkirk, ku kontrollin e kanë rrjetet kurde dhe të tjera.

"Kur ishim brenda kampit, kuptuam se shqiptarët nuk kishin asnjë pushtet të vërtetë. Gjithçka drejtohej nga kurdët," më tha Eraldo. “I gjithë organizimi në kamp dhe transportimi i njerëzve drejt Anglisë është bërë nga kurdët”.

Lexo shkrimin origjinal: Channel crossings: Albanian migrants recruited to the UK by gangs

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese