Hapësire reklamuese

Politikë

Baza kundër përplasjes me SHBA, mesazhe PD-së në Tiranë, Ferdinand Xhaferaj tërhiqet nga gara për Kryesinë

Shkruar nga Newsbomb
Baza kundër përplasjes me SHBA, mesazhe PD-së në

Ferdinand Xhaferaj, kreu i PD-së së Durrësit mësohet se është tërhequr nga gara për anëtarët e Kryesisë së kësaj force politike, në mbledhjen që do të mbahet sot, ku do të zgjidhet dhe Këshilli i ri Kombëtar.

Publikimi i ekipit të ri të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Bashës në vitet në vijim në PD duket se kanë dhënë një mesazh të qartë në bazë mbi kursin që do të ndjekë partia tani e tutje. Nisur nga emrat që përbëjnë këtë ekip, duket se PD po ndjek një kurs përplasjeje me amerikanët, ç’ka ka shqetësuar jo pak personazhet brenda saj që njihen për qasjen pro SHBA, të cilët kanë filluar të lëvizin.

Abc Neës ka mësuar se dhe Xhaferaj ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për Kryesinë, por sipas burimeve nga PD, ai ka njoftuar mbrëmë që emri i tij të hiqet nga lista. Krahas tij, mbrëmë dhe sot paradite në PD kanë ardhur edhe mesazhe nga zona të tjera për rrugëtimin problematik që sipas tyre po ndjek partia.

Vetë Ferdinand Xhaferaj kërkon distancohet nga një PD që po shkon drejt përplasjes me SHBA-të. Edhe më herët, ai ka mbajtur një qendrim të vazhdueshëm pro SHBA-ve, ndërsa në episodin e fundit të zgjedhjeve të Durrës i kujtoi Vangjush Dakos se ishte “non  grata” nga Departamenti i Shtetit.

Lexo edhe: Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD, pritet të votohen emrat e ri të ekipit të Bashës, personat që rikonfirmohen në detyrë 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.