Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35-vjeçarin Luçiano Deraj i cili u arrestua të enjte pasi në vilën e tij në fashatin Babicë të Vlorës u gjet një depo me armë. Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00 së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Deraj mësohet se përgjatë seancës gjyqësore nuk ka folur, duke mos dhënë asnjë reagim, përveç pyetjeve të drejtuara nga relatorët e kësaj secance.
Gjyqtarja e çështjes e cila ka dhënë vendimin ka qënë Lirza Sinollari. Ajo i ka cilësuar provat të mjaftueshme, arrestimin në flagancë, për ta lënë Luciano Derajn në arrest me burg.
Mbi të rëndojnë një sër veprash kriminale, por i dyshuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë, në përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale të qytetit.
Luciano Deraj, personi i arrestuar nga RENEA
Luçiano (Albano) Deraj rezulton i dënuar më parë për drogë dhe kur RENEA ka ndërhyrë në shtëpinë e tij, i riu ishte duke fjetur dhe ishte prej disa kohësh nën survejim nga policia.
Lexo edhe: Kush është “roja” i bazës së Babicës, RENEA gjeti në çatinë e shtëpisë arsenal armësh
Vila e Luçiano (Albano) Deraj ishte kthyer në një depo armatimesh të cilën forcat RENEA dhe Policia e Vlorës e zbuluan ditën e djeshme pasi mësynë brenda banesës duke zbuluar një bazë armatimesh.
Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
Por ajo që policia dyshon është se snajperi i cili është sekuestruar brenda në banesë, është përdorur për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomatiti me snajper ne ballkonin e shtëpisë më datë 7 Janar në Vlorë.