Gjenerali Aleksandër Pando ka zbuluar disa detaje të tjera nga hapja e madhe e bazës ajrore të Nato në Kuçovë.
Gjenerali Pando ka treguar se në bazën e Kuçovës do të ulen avionë F-16 të Forcave Amerikane, mund të ulën edhe avionë transporti.
Ai ka treguar gjithashtu se në bazën e Kuçovës do të ulen avionë F-16 të Forcave Amerikane. Gjithashtu nënvizoi se dronët Bajraktar që ka Shqipëria do të përdoren dhe për qëllime civile por dhe për mbrojtje.
“Baza e Kuçovës që ku është dizenjuar nga NATO është dizenjuar si bazë për të mbështetur avionë taktikë luftarakë të NATO-s. Kishim avionë F-16 të Forcave Amerikane të cilët do ulen në bazën ajrore të kuçovës. Do kemi dhe avionë transporti që mund të ulen.
Baza ajrore e Kuçovës mund të shërbejë si pikë hyrëse për trupat e Aleancës që do vijnë në vendin tonë përë të ushtruar stërvitje, aktivitete e më pas për të shkuar drejt vendeve të tjera.
Tre dronët Bajraktar që ne kemi mund të përdoren për qëllime civile sepse ata janë pajisur me kamera, mund t’i vijnë në ndihmë popullsisë, por përdoren dhe për mbrojtje pasi do jenë të armatosur. Kemi personel në Turqi që po praktikohet për përdorimin e këtyre”- ka thënë Gjenerali Aleksandër Pando.
Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90, dhe tashmë ajo do të rikthehet sërish në punë. Rindërtimi nisi në janar të vitit 2022 pas vendimit të NATO-s marrë në 2018. Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare. Pak ditë më parë në bazë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.