Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Bayern “turpëron” Barcelonën, Juventus ndryshon “melodi” në Ligën e Kampionëve (REZULTATET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndeshjet e sotme në Champions League dhuruan spektakël. Juventus mori një fitore jetike në transfertë ndaj Malmo, me shifrat 0-3.

Goli i parë erdhi pas vetëm 23 minutash lojë, me Alex Sandro që shfrytëzon më së miri një pasim të Bentacur. I dyti dhe i treti vijnë në limitin e fraksionit të parë, falë Dybalas dhe Moratas.

Bayerni tregoi se është një ekip pretendent. Bavarezët triumfuan 0-3 ndaj Barcelonës, në një 90 minutësh që mbajti të mbërthyer shikuesit mbarë botës. Muller bën gjithçka mirë pas 33 minutash, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Nuk mund të mungonte Lewandowski, që dyfishon pas një ore loje. Po polaku “tund rrjetën” edhe për të tretin, në fund.

Chelseat i mjaftoi goli i Romelu Lukakut ndaj Zenit (1-0). Në sfidat e tjera, Villareal-Atalanta u mbyll 2-2. Lille-Wolfsburg 0-0, ndërsa Dynamo Kiev-Benfica 1-0.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img