Në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nuk kanë munguar as replikat mes deputetëve të PD dhe atyre të PS-së.
Ka qenë një moment kur Grida Duma iu është drejtuar socialistëve duke thënë se “këta s’janë as burra”, çka ka sjellë reagimin e papritur të deputetit të PS-së, Ilir Pendavinji.
Debati:
Duma: Lere zonjën se këta s’janë as burra. Me veten dilni përjashta, me përmbajtje jemi këtu brenda. Për veten ua tregoj përjashta
Pendavinji: Mbase e ke provuar, nuk e di ku e ke provuar burrërinë e këtyre burrave ti. Mbase e ka provuar, nuk e di. Dhe i tërheq vëmendje për mënyrën e drejtimit ndaj burrave të komisionit. Ka mundësi t’ua kërkosh ndryshe.
Spiropali: Folët për çdo gjë, për burrërinë e kolegëve, për naftëtarët, por jo për minatorët
Duma: Për fatkeqësinë tuaj ju i referoheni kompleksit të burrërisë personale! Por unë po ju flas për atë që në kulturën shqiptare është mbajtja e fjalës, e besës dhe e burrërisë si përgjegjësi! Nëse dilni në fushatë dhe premtoni, mbani fjalën, për këtë burrëri ju kërkohet llogari!