Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Batutat me Tërmet Peçin në Tepelenë, Rama: Te Ura e Leklit do shkojmë bashkë se mos na e hedhin Tritanin në Vjosë

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tepelenë në takimin e rradhës elektoral ku është pritur me një atmosferë labçe me këngë iso-polifonike.

Gjatë fjalës së tij përpara tepelenasve, Rama nuk i ka kursyer sërish batutat për ish deputetin Tritan Shehu, duke revokuar edhe pengmarrjen e tij në vitin 1997.

Pjesë nga fjalimi:

Në kalendarin e takimeve elektorale nuk e di për cfarë arsyeja shtabi elektoral nuk e kishte futur edhe Tepelenën tek takimet.

Në mëngjes Tërmeti më tha që do dalim te Ura e Leklit se sdo na vish në Tepelenë.

E para njëher te Ura e Leklit do shkojmë bashkë i thashë se mos na e hedhin Tritanin në Vjosë, dhe e dyta nuk mund të iki pa ardhur në Tepelenë.

Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra e qarkut është Tepelena.

Në tepelenë jeni të gjithë ju ama është edhe Tërmeti. Tërmeti që nuk është produkt i auditoreve po produkt i zemrës së madhe të Tepelenës.

Nuk do e harroj asnjëherë këtë mbrëmje, falë këtij burri të lartë Golikut që erdhi këtu sot, dhe më nderoi me praninë e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll