Ish-kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga komisioni i rithemelimit të PD-së, ka zgjedhur të ulet në një lokal pranë selisë së Partisë Demokratike, pas prononcimit që dha për media.
Teksa u ul në lokal, Berisha nuk kurseu as batutat me gazetarët dhe kameramanët e shumtë që e rrethonin duke qëndruar në këmbë.
Ai i ftoi të ulen duke shprehur dëshirën për t’i qerasur me kafe.
Batutat e Berishës nga lokali:
Berisha: U thuaj s’kemi punë, keni ardhur për misione që nuk mund t’i pranojmë. Ky lokal i mrekullueshëm ka mision tjetër. Ka mision t’i shërbejë qytetarëve dhe demokratëve. Jeni dakord apo jo, qytetar jam dhe unë, qytetar me probleme. Në fakt problemet më të mëdha i ka Lulzim Basha.
Berisha: Sot e keni një kafe nga unë. Uluni se do u qeras me një kafe, si urim për vitin e ri. Kafe, raki në orar të punës në asnjë mënyrë, se trembet Gazi.
Berisha: Mirë që e gjetët këtë “Jeta Osh Qef”, po ku e gjetët, megjithëse për disa e bëni jetën spec, por s’keni faj ju.
Berisha: Ju lutem, a do të uleni të merrni nga një kafe, se sado që të filmoni, ky mbetem unë.