Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Batuta e Ramës për Partinë Socialiste me të rinjtë e Dibrës: Ishalla s’të bën partia ty si vetja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke folur në një takim me të rinjtë në Dibër me kandidatin e PS për kryetar Bashkie në këtë forcë politike, bëri një batutë për Partinë Socialiste ku tregoi indirekt dhe mendimin e tij për partinë, raporton newsbomb.al.

Unë dua të jem menaxher i Dibrës dhe jo i partisë, nëse më vini aty, më lini të menaxhoj punët e qytetit të Dibrës”, citoi Rama kandidatin që i ishte ofruar për këtë punë.

“Je në vete, rrëfen Edi Rama. Ne këtë duam, ishalla s’të bën partia ty si vetja e vet” tha Rama, duke nënkuptuar se ka ende pakënaqësi me PS në mandatin e tretë të saj.

Kjo shkaktoi të qeshura tek të rinjtë, që edhe ndoshta nuk kuptuan thelbin e asaj që tha kryemistri, por Ditmir Bushati, që mori fjalën pas kryeministrit dhe kryetarit të PS, u mundua të sqarojë me qartë këtë batutë.

“Për një parti si e jona që kemi marrë mandatin e tretë, është e rëndësishme që jo thjesht të matemi me rivalin e dukshëm por me rivalin e padukshëm. Që Partia Socialiste të jetë në pararojë me veten dhe ta kenë të brymosur përfaqësinë e familjes dhe partisë politike” tha Bushati, duke e konsideruar PS një familje.

Zhvillimet po ndodhin ditën e sotme në Dibër, ku Rama është për të prezantuar kandidatin e PS për kryetar bashkie.

Më shumë


spot_img









spot_img