Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Batuta e Ramës në Shkodër: Unë komunisti i dytë që hyra në bashki, i pari ishte Berisha

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

41762b4c67787c47aa2b036fb89150e9

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në qytetin e Shkodrës për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Rama ka ironizuar komentet kundër tij që e konsiderojnë si komunist, duke u shprehur: “Unë isha i pari komunist që hyra në bashkinë e Shkodër. Ose më saktë, i dyti se më parë ka hyrë komunisti Berisha”.

Sa i përket akuzave për diskriminim të Shkodrës sa i përket fondeve dhe investimeve qeveritare, Rama mohoi duke rreshtuar të gjitha projektet që po realizohen në këtë qytet. Stadiumi i ri, rikonstruksioni i teatrit Migjeni si dhe invesitimi për fonotekën “Marubi”, janë disa prej investimeve që kryeministri përmendi përpara socialistëve shkodranë.

“Nëse ky është diskriminim, atëherë ne do të vazhdojmë ta diskriminojmë Shkodrën”, tha Rama. Gjatë shpërndarjes së teserave, ka patur edhe një përplasje mes tij dhe deputetes Mimoza Hafizi. 

Pas përfundimit të takimit, Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke falenderuar pjesëmarrësit.

“Supertakim në Shkodër faleminderit me mirenjohje vajzave e djemve që erdhën me kaq shumë energji pozitive në Partinë Socialiste. Krenar për PS’, shkruan ai. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img