Hapësire reklamuese

Politikë

Batuta e Ramës në 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit: Këtë flamurin e NATO-s këtu nuk e kuptova

Shkruar nga Newsbomb
Batuta e Ramës në 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit:

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën e 50 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, ku nuk i kurseu batuat për organizatorët e aktivitetet. Ai tha se nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.

“Tre flamujt të qëndrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njëjtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

I vetmi flamur që nuk kuptova pse është është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se drejtshkrimi e gjuha e njehsuar, janë proces konsolidimi i frymës së një kombi.

“3 dhjetëvjetorë pas rënies së komunizmit, drejtshkrimi na duke se ka qenë gjithmonë aty. Sikur e kemi një mundësi që mund edhe ta shpërdorojmë, ta vëmë në pikëpyetje, ndërkohë që dua ta falenderoj akademinë për këtë konferencë e cila vlen për të kujtuar të kundërtën, se konsensusi gati unanim qe u gjet për drejtshkrimin 50 vite më parë është mahnitës.

Po të kesh parasysh se në ç’konflikte të përgjakshme e procese rraskapitëse kanë ecur gjuhë të tjera për t'u njehsuar e për t'u bërë palca e skeletit të paqes sociale. Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e shkruaj janë proces konsolidimi i frymës i gërmës së një kombi i qenies së një kombi”, tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.