Hapësire reklamuese

Aktualitet

Batuta dhe të qeshura me aktorin që e imiton, Sali Berisha: Dyshe si kjo nuk ka parë bota (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministrin Sali Berisha jemi mësuar ta shohim gjithmonë brenda konturit të politikanit, por sot na ka befasuar të gjithëve.

Ish-Kryeministri është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

Aktori Drilon Hoxha që është konkurent në spektakël i ka bërë një vizitë Sali Berishës në zyrën e tij, i maskuar si vet ish-Kryeministri. Berisha duket se e ka pritur me shumë humor aktorin. Gjatë gjithë bisedës kanë zhvilluar batuta të shumta së bashku. “Këtu je në zyrën tënde doktor, ti duhet të më mësosh mua”- shprehet Sali Berisha.

Sakaq, ish-Kryeministri ka shfrytëzuar rastin për t’ju uruar shqiptarëve festën e Krishtlindjeve.

Ndërkohë videon e mbyll me një batutë: “Dyshe si kjo nuk ka parë bota”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.