Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Baton Haxhiu: Vizita e Ramës në Paris tregon vlerësimin që kanë për kryeministrin; Bushati: Fotoja me Macron-in ka aq vlerë sa foto e Bashës me Trumpin, zero

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar një vlerësim që i është bërë kryeministrit vizitën e sotme të Edi Ramës në Paris, pas ftesës së presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas tij, kjo vizitë tregoi që Rama e e ka udhëhequr si# duhet politikën e jashtme, ndërsa shtoi se Macron i ka kërkuar ndihmë Ramës për ndërmjetësimin në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Ndihma nuk kërkohet nëse një njeri nuk ka peshën e duhur. Askush nuk të thirret rastësisht. Macron në një farë mënyre është një lloj kërkim falje për shkak të një politike të brendshme nën ndikimin e të djathtës ekstreme”, tha Haxhiu në emisionin “Shock”.

Për analistin Andi Bushati, vizita e Ramës në Francë nuk sjell asnjë produkt pozitiv për Shqipërinë, ndërsa shtoi se foto e Ramës me Macron nuk ka asnjë vlerë, njësoj si foto e Bashës me Trump 4 vite më parë.

“Sepse me e rëndësishme se sa një fotografi është gjykimi që Franca ka për qeverisjen e Ramës. Nëse presidenti i Francës dhe Rama janë interesuar që Durrësi të ketë 24 orë ujë, bravo, por ne presim tjetër gjë nga Macron. Shteti i Francës e sheh shtetin shqiptar si të korruptuar. Qesharake është një vizitë me zero produkt për një arsye të thjeshtë. Një gazetar anonim e pyeti Ramën se i është kërkuar të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë, një cirk pa përmbajtje. Fotoja me Macronin ka aq vlerë elektorale sa ç’kishte fotoja e Bashës me Trump para 4 vjetësh”, tha Bushati.

Më shumë

spot_img
spot_img