Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Baton Haxhiu: Nuk do dëshiroja që Doktori të përjetonte këtë fund! Keqardhje se i është përfshirë dhe familja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Baton Haxhiu thotë se “nuk do ta dëshironte këtë fund” për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të DASH për ta shpallur non-grata.

Në emisionin “Shock” në EuroNews Albania, Haxhiu tha se “dënimi i DASH për fundin politik të Berishës” është edhe lajm i keq për Shqipërinë.

Haxhiu, i cili shpesh ka qenë në qendër të sulmeve dhe akuzave tepër të ashpra nga Berisha, tha se ndjehet i keqardhur që në deklaratën e Departamentit të Shtetit, është përfshirë edhe familja e Berishës.

DASH i ndaloi hyrjen në SHBA Sali Berishës, bashkëshortes Lirisë, dhe dy fëmijëve Shkëlzenit dhe Argitës.

Pjesë nga deklarata e Baton Haxhiut në Euronews Albania:

Është lajm i keq për një ish-president, ish-kryeministër, lajm i keq për Shqipërinë. Nuk do kisha dëshirë që doktori ta përjetonte fundin e tij në këtë mënyrë. Është i dëmshëm për ne shqiptarët, që DASH ta dënojë fundin politik të Berishës në këtë mënyrë.

Për herë të parë, DASH bën këto deklarata për ndalimin në hyrje për arsye të ndryshme, dhe ata kanë kodin e vetë të komunikimit me njerëz të cilët bien ndesh me politikat e DASH. Nuk pajtohem për krahasimin e Sali Berishës me Edi Ramën. Edhe po të jesh kriminel a me nuanca të jashtëzakonshme të krimit, ata e kanë zyrtarisht komunikimin me pushtetin. E keqja e kësaj deklarate është, që e ka dhënë sekretari i shtetit personalisht. Ajo që shpeh keqardhje është përzierja e familjes në këtë gjë. Nuk është moment i lehtë, fundi është i keq. Fundi është tragjik. /Newsbomb.al

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img