Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Baton Haxhiu mbështet protestën e Berishës: Lajm i mirë për Shqipërinë që ka një grupim që mendon ndryshe, por kjo protestë i shërben Vuçiçit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Baton Haxhiu e ka quajtur lajm të mirë faktin që në Shqipëri ka një grupim që mendon ndryshe për nismën “Ballkani i Hapur”, duke iu referuar protestës së sotme të thirrur nga Sali Berisha.

Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se pavarësisht protestës kundë rtij, tubimi i shërben Vuçiçit për politikën e tij të brendshme.

“Lajm i mirë që në Shqipëri ka një grupim që mendon ndryshe nga të tjerët.  Pavarësisht se është një grupim I vogël. Kjo protestë më shumë i ka bërë mirë Vuçicit në Serbi, për arsye se ai e sheh këtë si një gjë e mirë që i ka ndodh atij. Shikojini protestuesit shqiptarë janë kundër tij dhe ai do ta përdorë këtë si moment.  Ajo që nuk më pëlqeu ishte që kishte shumë pak njerëz dhe për shkak se kemi një diskurs politik publik për Vuçicin, që ishte njeri i Milosheviçit etj,” u shpreh Haxhiu.

Duke u ndalur në faktin që sipas tij në protestë kishte një numër të vogël njerëzish, ai tha se në fakt Berisha e përdori protestën për të të treguar forcën ndaj Bashës.

“Nuk është e mirë që në një protestë kundër një gjëje kaq negative për shqiptarët të jenë kaq pak njerëz. Ishte dashur të ketë njerëz nga Kosova, por njerëzit kanë kuptuar që kjo protestë nuk ishte kundër Vuçiçit, por kundër Bashës për të treguar se sa i fortë është Sali Berisha.  Ky moment ka vetëm një qëllim , forcën e Berishës karshi Bashës”, tha Haxhiu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img