Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Baton Haxhiu: Kandidatët e inkriminuar t’i kapë prokuroria, jo kryetari i partisë; Bushati: Rama i merr për të shkuarën kriminale, më thuaj një “doktor shkencash” të Rilindjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c88cdaf553e660893b84d4069cd4a1ad

Reagimi i kryeministrit Edi Rama pas apelit të ambasadorës së SHBA-së, Yuri Kim për të mos kandiduar persona me rekorde kriminale në zgjedhjet vendore ka krijuar debat mes analistëve, Baton Haxhiu dhe Andi Bushati. 

Në emisionin “Shock” në Euronews Albania, Bushati tha se kryeministri Rama e dëshiron shumë këtë mënyrë, që i ofron publikut të inkriminuar me synimin për të vjedhur vota.

Bushati shtoi se në radhët e qeverisë aktuale mungojnë intelektualët me titull “doktor shkecash”.

“Pyetja që duhet bërë është pse ia ka ofruar publikut shqiptar Elvis Rroshin, Mark Frrokun, [Armando] Prengën, [Arben] Ndokën, si doktorë të shquar?! Si shkencëtarë?! Jo, pikërisht për të shkuarën kriminale. Unë e pranoj që mund të ketë një rastësi, që të të ndodhë një herë, por kur i ke në një mandat ke dhe Ndokën dhe Prengën dhe Kajmakun dhe Valdrinin dhe Elvis Rroshin, kjo s’është më rastësi, por filozofi kriminale e promovimit të krimit,” tha Bushati.

Kjo ka sjellë reagimin e Haxhiut, i cili ka dhënë se për zbulimin e të inkriminuarve nuk merret Rama, por prokuroria.  

“Gabimet e viteve 90’ nuk mund të merren si gabime kriminale, ato kanë ardhur nga varfëria nga gjëra që s’i kanë përjetuar më parë,” u shpreh Haxhiu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img