Hapësire reklamuese

Politikë

Baton Haxhiu: Fituesi më i madh sot ishte Sali Berisha! Truprojat e poshtëruan

Shkruar nga Newsbomb
Baton Haxhiu: Fituesi më i madh sot ishte Sali Berisha! Truprojat e

Baton Haxhiu thotë se Sali Berisha pas goditjes që mori në protestë, ka dalë më i fituari ditën e sotme, pasi i mori vëmendjen Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Haxhiu bëri fajtorë truprojat e Berishës, që nuk reaguan në kohë për ta mbrojtur.

"Fituesi më i madh i sotëm është Sali Berisha. Nga kjo ngjarje, nga ky emision, nga interpretimet, nga imazhet, të gjithë ekranet në dysh, e bëjnë Berishën fitues, në ditën kur liderët europianë kanë qenë në Tiranë.

Mënyra si trajtojmë një ngjarje e kthejme në krim politik.

Kjo është pakujdesi e gjithë trupës së badigardëve të Berishës.

Një lider politik, krijon armiq dhe kundërshtar, individë që e rrezikojnë. Si është e mundur që truprojat nuk i kanë parasysh këto gjëra? Të poshtërojnë Shqipërinë dhe veten", deklaroi Haxhiu në Opinion.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese