Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Bastisen mbi 200 shtëpi në Belgjikë, mediat: Operacioni antidrogë më i madh në historinë tonë! Anëtarët e bandës shumica shqiptarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat belge shkruajnë këtë të martë për një operacion të madh antidrogë që është duke u zhvilluar në disa zona të vendit, transmeton newsbomb.al. Sipas tyre, ky është operacioni më i madh ndonjëherë në Belgjikë kundër bandave kriminale që trafikojnë drogë.

“Që prej mëngjesit të së martës qindra policë kanë kryer nga 100 deri në 200 kontrolle në shtëpi në vendin tonë, por edhe në disa vende fqinje, për të shkatërruar një bandë droge me degëzim ndërkombëtar. Aksioni vjen falë zhbllokimit të sistemit të koduar të komunikimit Sky ECC, me të cilin grupet kriminale punojnë prej vitesh”, shkruajnë mediat atje.

Hetuesit shpresojnë se në fund të ditës do të kenë dhjetëra të dyshuar dhe një ngarkesë të madhe droge, ku një pjesë e madhe e të përfshirëve paraprakisht thuhet se janë shtetas shqiptarë. Këta të fundit, dyshohet se kanë role të rëndësishme në koordinimin dhe tërheqjen e ngarkesave me kokainë nga portet europiane dhe kryesisht në Antwerp.

Fokusi i operacionit policor është brenda dhe rreth Brukselit, por hetuesit kryejnë edhe disa kontrolle banesash në qytetet Antwerp dhe në Liège. Në të njëjtën kohë, dhjetëra bastisje ndaj anëtarëve të dyshuar të rrjetit ndërkombëtar të drogës janë duke u zhvilluar në disa vende fqinje, si Gjermania, Holanda dhe Italia, transmeton neësbomb.al.

Vetëm në Belgjikë dhjetëra persona janë në listën e të dyshuarve që hetuesit kërkojnë të arrestojnë. Hetuesit dyshojnë se do të gjejnë edhe armë, shumë para në dorë dhe një sasi të konsiderueshme droge, kryesisht kokainë. Në disa raste thonë mediat atje, hetuesit do të thërrasin njësitë speciale të policisë federale, sipas raportimit të orës 10:45.

Operacioni është i përmasave aq të mëdha, saqë Prokuroria federale në Belgjikë po mbështetet nga Europol dhe Interpol. Në Bruksel, disa gjyqtarë hetues janë madje në gatishmëri për të ndihmuar në prerjen e mandat-arresteve në kohën e duhur.

Operacioni gjigant antidrogë ka lindur shumë muaj më parë nga mesazhet e deshifruara mes anëtarëve të grupeve të trafikut në vend. Këto çuan ndër të tjera në përgjimin e një ngarkese të madhe kokaine në Gjermani. Analiza e mesazheve të koduara e bëri të qartë me kalimin e kohës se banda kishte degëzime në disa vende evropiane. Pasi u identifikuan të dyshuarit, u vendos që të goditej e gjithë banda.

Europoli u thirr për të koordinuar veprimet e forcave policore në të gjitha vendet e përfshira. Rezultatet e para të kësaj fushate të gjerë kundër drogës do të shpallen nga zyra e prokurorit federal gjatë ditës së sotme. Por bilanci përfundimtar mund të mos përpilohet deri nesër.

Është hera e dytë brenda pak muajsh që në Belgjikë nis një aksion i gjerë kundër trafikut të drogës. Në mesin e tetorit të vitit të kaluar, një hetim i ngjashëm kreu 114 kontrolle në shtëpi kundër një bande që merrej me trafik droge, shumica e të cilëve ishin me origjinë shqiptare. Rreth gjashtëdhjetë të dyshuarve iu komunikua dënimi. Shumë prej tyre janë ende në burg.

Më shumë




spot_img








spot_img