Hapësire reklamuese

Politikë

Bastion historik i demokratëve të veriut, Sali Berisha njofton tubimin e radhës dhe fton simpatizantët t'i bashkohen

Shkruar nga Newsbomb
Bastion historik i demokratëve të veriut, Sali Berisha njofton tubimin

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton se nesër do të mbajë tubimin e radhës në qytetin e Kukësit. Një bastion historik i demokratëve ku pritet të ketë pjesëmarrje të madhe të mbështetësve të ish-kryeministrit.

"Njoftim: Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit  te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme", shkruan Berisha.

Ky takim i Berishës në Kukës vjen pas tubimeve të mëparshme që lideri historik i Partisë Demokratike ka nisur nëpër Shqipëri, që pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.