Hapësire reklamuese

Sporti

Bastet/ Në Serbi dhe në Shqipëri kompanitë favorizojnë djemtë kuq e zi

Shkruar nga Newsbomb

Edhe vetë serbët nuk besojnë shumë te fitorja e ekipit të tyre të futbollit nesër në Elbasan Arena. Sipas agjencisë Birn, janë vetë agjencitë e basteve në Serbi që kanë koeficient më të lartë për fitoren e Serbisë dhe më të ulët për atë të Shqipërisë. Shumica e pikave të basteve, dukshëm po favorizojnë kombëtaren e Shqipërisë.

Mozzart është një nga kompanitë më të mëdha. Ajo i jep fitores së Shqipërisë koeficientin 2.65 dhe fitores së Serbisë koeficientin 2.90.

Tifozë serbë i thanë agjencisë Birn se ata e kanë humbur tashmë besimin te kombëtarja e tyre. Srecko që luan vazhdimisht baste, tha se lojtarët e tyre janë shumë të mirë, por luajnë keq me kombëtaren.

Shumë kompani të tjera japin avantazh më shumë për Shqipërinë. Vetëm Balkan Bet jep të njëjtat koeficientë për të dy kombëtaret.

Ndërkohë edhe në Shqipëri më e favorizuar është Shqipëria. Kompania Top Bast ka vendosur koeficientin 2.5 për fitoren e Shqipërisë dhe 2.7 për fitoren e Serbisë. Ndërsa për barazimin japin 2.85.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu