Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Bastet drejt hapjes, kryeministri Rama: Tre kompani evropiane do marrin licensa, s’do ketë sallone fizike por vetëm online

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një dëgjesë publike kreun e KOKSH, atë të FSHF-së, federatave të tjera sportive për problematikën e basteve në të zezë. Rama theksoi se bastet kanë qenë një e keqe e madhe, ndaj edhe u mbyllën në 1 janar 2019.

Tanimë propozimi për formalizimin dhe rihapjen ka marrë masa konkrete, me Ramën që u shpreh se nga bastet vijnë të ardhura të mëdha. Ai tha se tre kompani të mëdha evropiane mund të marrin licensat dhe nuk do lejojnë aktivitetin në të zezë.

Edi Rama theksoi se pika bastesh fizike nuk do te ketë më, siç ndodhte vite më parë, por do të lejohet që aktiviteti të jetë i kontrolluar nga shteti dhe vetëm online.

“Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallonet e basteve, lojrat apo te makinetat. Konsiderata është te bastet online. Paçka dënimeve dhe arrestimve, ky fenomen nuk ka rënë. Ky reflektim i sotëm është i domosdoshëm. Ka shumë diskutime mbi bastet online. Salla parazitësh ku mblidhen njerëzit dhe hedhin në erë kursimet, nuk do ketë.

Nga konsultimet që kemi bërë, veç rrjeteve informale të aktivitetit në të zezë që janë online, është edhe fenomeni i futjes së kompanive ndërkombëtare në Shqipëri, ose i futjes së rezidentëve shqiptarë në faqet e tyre.

Licencimi i tre prej tyre e bën më të pamundur edhe pjesën e zezë, pasi futet në lëvizje mekanizmi i mbrojtjes së konkurrencës në Europë. Sespe nuk mund t’i futesh tjetri aty ku ai ka licencë. Xhungla digjitale është e tillë që është e pamundur të vendosësh sinjalistikë, nuk i pengon dot majmunët e paligjshëm që futen në këtë xhungël”, tha Rama.

Lexo edhe: Qeveria “i dorëzohet” hapjes së basteve? Edi Rama: Më keni bërë presion pozitiv, ka shumë para

Më shumë


spot_img









spot_img