Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Baste sportive në celularë, policia arreston dy durrsakë dhe procedon 3 të tjerë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të kapur në flagrancë duke organizuar baste sportive përmes telefonave celularë.

Që pas shpalljes së jashtëligjshme të basteve sportive, në vendin tonë, një numër i madh kompanish janë duke operuar në mënyrë të jashtëligjshme përmes aplikacioneve në telefona.

Policia thotë se ka proceduar në gjendje të lirë tre persona të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, të cilët nëpërmjet aparateve të tyre celular, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë vijuar kontrollet e befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në qytetin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 17, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

O. P., 47 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, banues në Durrës, si dhe u proceduan penalisht shtetasit:

Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img