Gjatë ditës së sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se basketbollistja e famshme Karolina Kostallari është emëruar si kryetare e Njësisë 10 të Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se basketbollistja e njohur do të zërë vendin e Arjan Hamitit, i cili tashmë do të ushtrojë detyrën e re në Bashkinë e Tiranës në sektorin e shëndetit publik.
Postimi i plotë:
‘Kaluam stafetën e Njësisë 10 sot nga Arjan Hamiti te Karolina Kostallari – basketbollistja e famshme e Shqipërisë dhe administratore e zonja, teksa Arjani do fuqizojë nismat e shëndetit publik në Bashkinë Tiranë!
Suksese të dyve në sfidat e reja!’, ka shkruar kryebashkiaku.