Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Bashkohuni kundër Ramës’, kreu i Unionit të Gazetarëve i përgjigjet Bashës: Nuk e tradhëtojmë veten (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, iu përgjigj sot thirrjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha, bërë në 28-vjetorin e numrit të parë të gazetës ‘Rilindja Demokratike”, katër ditë më parë që të bashkohen përballë pushtetit dhe se PD-ja do të jetë në krah të tyre.

Duke folur në tryezën me temë:” Media e lirë, shoqëri e lirë-rreziku I heshtjes me ligj”, që organizoi Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin Adenauer Stiftung (KAS), kryetari I UGSH, Aleksandër Çipa deklaroi se: Ne nuk jemi këtu për t’u bashkuar me ju, por për të qenë përballë jush dhe atij që është kundër jush. Nëse bashkohemi me ju, ne tradhëtojmë veten dhe rolin që kemi. Ne jemi gjithmonë dhe duhet të jemi si përballë atij që qeveris edhe atij që pretendon ardhjen në qeveri. Marrëveshjet realizohen vetëm mes jush, jo mes jush dhe ne.

Njoftimi nga UGSH

Kreu i UGSH në takimin për mediat: Ne kërkojmë një ligj që të zyrtarizojë të drejtën e organizatave për ngritjen e mekanizmave ekzekutuese vetërregulluese

Në tryezën me temë:” Media e lirë, shoqëri e lirë-rreziku I heshtjes me ligj”, që organizoi Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin Adenauer Stiftung (KAS), kryetari I UGSH, gazetari Aleksandër Çipa duke marrë fjalën, pasi falenderoi kryetaren e Komisionit Parlamentar për Mediat dhe Informim, deputeten Albana Vokshi, ndër të tjera theksoi:

Së pari në emër të organizatës që përfaqësoj dua të shpreh habinë time për mosftesën e organizatës më të rëndësishme të gazetarëve, prej nismuesit të cilët ende nuk e dimë kush janë, në një deklaratë të publikuar në emër të organizatave që reagojnë ndaj dy projektligjeve. Jemi refuzues të prerë të këtyre drafteve për shkak se ne po u bëjmë një recencë juridike dhe profesionale me një grup ekspertësh dhe kemi kërkesa dhe propozime specifike të cilat nuk I kemi dëgjuar dhe lexuar nga të tjerë.

Ne jemi kundër një lloj protagonizmi organizativ që ka marrë kryesisht AMA, si enti rregullator që ka tagër të kujdeset dhe shërbejë konform ligjit në fuqi vetëm për mediat audiovizive të vendit. Dhe deri në castin që po flasim nuk ka asnjë bazë ligjore ku të mund të marrë përsipër attribute rregulluese apo qoftë edhe sugjeruese për mediat online.

Së dyti ne si Union i Gazetarëve Shqiptarë kërkojmë që në çdo draft apo projektligj të të legjitimohet roli dhe atributi I organeve vetrregulluese. Këto organe të ngrihen nga vetë organizatat e gazetarëve dhe në Bordin e Ankesave, të mos quhet Këshill i Ankesave sikundër e ka aktualisht AMA, të përfshihen të propozuarit nga organizatat e gazetarëve dhe jo të votuarit nga dy partitë kryesore.

Ndërkohë kryetari I UGSH-së zoti Çipa, ftesës së hapur të kryetarit të opozitës zotit Lulëzim Basha për bashkim të të gjithë gazetarëve kundër Kryeministrit i është përgjigjur me ndërhyrjen:

-Ne nuk jemi këtu për t’u bashkuar me ju, por për të qenë përballë jush dhe atij që është kundër jush. Nëse bashkohemi me ju, ne tradhëtojmë veten dhe rolin që kemi. Ne jemi gjithmonë dhe duhet të jemi si përballë atij që qeveris edhe atij që pretendon ardhjen në qeveri. Marrëveshjet realizohen vetëm mes jush, jo mes jush dhe ne.

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu