Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Bashkitë nuk paguajnë Sigurimet për punonjësit, reagon Berisha: Sistem skllavërie, burg drejtuesëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në një raport të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thuhet se 13 Bashki nuk kanë derdhur Sigurimet Shoqërore për punonjësit e tyre, një situatë aspak e zakontë për ndërmarrjet publike.

Pas këtij raporti ka reaguar dhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, duke e cilësuar situatën si “sistem skllavëri”.

Në statusin e tij në facebook, Berisha përmend ligjin i cili parashikon ndjekje penale për sipërmarrësit privat nëse mbajnë qoft edhe dy punëtorë të pasiguruar, ndërsa sipas tij shteti i Noriegës i mban punonjësit në të zezë si skllevër të vertetë. Berisha i ka kërkuar Prokurorisë që të nis hetimet dhe të marrë masa për drejtuesit e institucionve që kanë shkelur ligjin.

Reagimi i plotë i Sali Berishës: 

“Vete shteti ne te zeze, sistem skllaverie!

Te dashur miq, mediat njoftojne se 13 bashki te vendit dhe nje seri institucionesh publike nuk kane paguar sigurimet shoqerore per punonjesit e tyre duke i mbajtur ata ne te zeze si skllever te vertete. Ky eshte nje akt kriminal, antikushtetues ne shtetin e Norieges, qe meriton ndeshkim ligjor shembullor.

Kjo eshte veper e vjedhjes, shperdorimit te buxhetit te shtetit direkt nga drejtuesit per perfitime personale. Ligjet e vendit parashikojne ndjekje penale per sipermarresit privat qe mbajne qofte dhe dy punetore te pasiguruar, kurse ne shtetin e Norieges, ne sektorin buxhetor jane mijera punonjes te pa siguruar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe sistemin e skllaverise shteteror, i bej thirrje prokurorise te vendos menjehere para ligjit keta drejtues te korruptuar! sb”

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img