Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Bashkimi i basketbollit Kosovë-Shqipëri, si shpëtim i vetëm për basketbollin shqiptar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kosova është bërë anëtarja më e re e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, një sukses i madh për basketbollin kosovar, por edhe një sinjal i rëndësishëm për sportet e tjera veçanërisht futbollin që nuk është njohur ende nga organizmat ndërkombëtar.

Ndryshe nga futbolli ku zërat për krjimin e një skuadre të përbashkët Shqipëri-Kosovë, më së shumti ato që vijnë nga Tirana janë gjithnjë e më të shpeshta, për basketbollin askush nuk e ka kërkuar këtë unifikim.

Sporti i basketbollit është pothuajse inekzistent në Shqipëri. Shumë pak janë ata që ndjekin aktivitetet e tij në rang lokal dhe kombëtar. Mungesa e investimeve infrastrukturore, si dhe edukimi i pakët për këtë sport e kanë kthyer basketbollin në diçka të huaj për shqiptarët në Shqipëri. Totalisht e kundërt është situata në Kosovë. Edhe pse deri më tani ky sport ishte i izoluar në arenën ndërkombëtare, kjo nuk i ka penguar kurrë tifozët e tij të mbushin stadiumet në çdo ndeshje që ekipi i tyre luan në kampionatin vendas. Madje edhe pjesëmarrja në Ligën Ballkanike ka pasur një interes të jashtëzakonshëm në Kosovë.

Dukshëm Kosova është shumë përpara Shqipërisë në nivelin e basketbollit dhe kjo nuk ka për të ndryshuar të paktën edhe për disa vite të tjera, pasi në Shqipëri e ardhmja për basketbollin nuk pritet të sjell diçka pozitive. Për të ringjallur këtë sport në Shqipëri ekziston vetëm një mundësi, bashkimi me Kosovën.

Ndryshe nga futbolli, ku kahu i lëvizjes kërkohet të jetë nga Prishtina në drejtim të Tiranës, për basketbollin duhet të jetë definitivisht e kundërta. Shqipëria në këtë situatë nuk ka se çfarë t’i jap Kosovës, përveç se të përfitoj prej saj.

Tashmë që të dyja Federatat janë anëtare të FIBA-s ekziston mundësia për bashkimin e tyre dhe krijimin e një ekipi mbarëkombëtar të basketbollit për tu prezantuar në kompeticionet ndërkombëtare. Por ajo që ka më shumë nevojë basketbolli shqiptar është krijimi i një lige të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Ndonëse ekipet shqiptare do të ishin inferiore ndaj atyre kosovare, e vetmja mënyrë për ringritjen e tyre është konkurrenca, e cila është thuajse zero në Shqipëri.

Një ligë e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të rriste edhe financimet për këtë sport si dhe investimet e nevojshme për të pasur një garë, të paktën të ngjashme me vendet e rajonit.

Newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img