Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Bashkimi Europian jep 530 milionë euro për luftën ndaj COVID-19, Serbia përfiton më shumë se vendet e tjera të rajonit, ja sa do të marrë Shqipëria

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1847640c5197f6cd98bbfbb8f7c8e252

Komisioni Europian ditën e sotme ka propozuar një paketë prej 530 milionë euro mbështetje financiare për 20 vendetanëtarë të Fondit të Solidaritetit të BE (EUSF), raporton newsbomb.

Kur të miratohet, ky financim do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve publike të bëra për financimin e pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse personale, mbështetjen emergjente për popullatën dhe masat e parandalimit, monitorimit dhe kontrollit të përhapjes së sëmundjes, duke mbrojtur kështu shëndetin publik.

“Fondi i Solidaritetit të BE-së është një demonstrim konkret i solidaritetit Evropian, duke mos lënë askënd pas. Që nga krijimi i saj, ai ka ofruar ndihmë dhe ndihmë efektive për miliona njerëz në nevojë gjatë kohërave të vështira. Fondi edhe një herë është duke përmbushur misionin e tij kryesor, duke qenë pjesë e përgjigjes së BE ndaj pandemisë së koronavirusit”.

Kontributi financiar i propozuar nga Komisioni duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Ndihma financiare mund t’u shpërndahet vendeve aplikuese menjëherë pas miratimit.

Sipas dokumentit të siguruar nga newsbomb.al, Shqipëria do të përfitojë 905.271 euro, ndërkohë që Serbia do të marrë 11.968.276 euro, më shumë edhe se Greqia dhe Kroacia.

Screenshot_1_copy_copy.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img