Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Bashkim Shehu: Pushtetarët kanë shkatërruar dosjet

Lajme të ngjashëm

Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehut, ka deklaruar se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit nuk do të sjellë shkëputje nga e kaluara dhe se nuk ka për të ndodhur asnjë katastrofë. Kjo se sipas tij pushtetarët mund të kenë shkatërruar disa prej tyre, ose mund të kenë vënë dorë mbi to duke i rregulluar.

 “Nga përvoja ime personale unë nuk di ndonjë gjë për dosjet. Ajo që di, është se ministri Veliaj thotë se janë 14 mijë dosje, pas specifikuar që janë dosje të bashkëpunëtorëve apo dosje të personave të përgjuar. Njerëzit e dënuar janë rreth  21 mijë. Sipas një shifre nga Ministria e Brendshme, bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit kanë qenë rreth 110-120 mijë. Nëse marrim rastin e Gjermanisë, nga moment i marrjes në dorëzim e deri te hapja e dosjeve janë shkatërruar rreth 53 milionë faqe në tre muaj dhe mendohet se kanë mbetur vetëm 1 milion faqe. Kjo të bën të mendosh se edhe këtu disa mund të jenë shkatërruar dhe që më vonë disa mund të jenë rregulluar nga pushtetarët”, ka thënë Bashkim Shehu në emisionin ‘’Kapital” në Vizion +.

Shehu ka folur edhe në lidhje me shfaqjen e portreteve të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe të atit Mehmet Shehut, në 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Sipas tij kjo ka ardhur vetëm si rrjedhojë e zhgënjimit nga klasa e sotme politike.

“Pavarësisht se për kë bëhet, të dy janë përfaqësues të atij regjimi për mua. Mendoj se janë dy faktorë. Njëri është zhgënjimi nga klasa politike e sotme dhe mungesa e kujtesës historike për atë kohë. Me gjithë të metat që ka klasa politike sot dhe me gjithë të metat që ka sistemi ekzistues në Shqipëri dhe ka shumë gjëra për t’u kritikuar, nuk mund të bëhet krahasim, ndërmjet demokracisë dhe një sistemi totalitar. Krahasimi mund të bëhet ndërmjet asaj që kanë ëndërruar shqiptarët në 1990, ata shqiptarë që kanë dashur një ndryshim rrënjësor, ndër të cilët numëroj edhe veten. Endrra e asaj kohe me realitetin e sotëm. Me këtë mund të bëhet krahasimi, por jo mes demokracisë me të gjithë të metat që ka dhe një sistemi totalitar.”, është shprehur Bashkim Shehu.


Më shumë