Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Bashkim Fino krahason 1997 me covid-19: Si e menaxhova situatën asokohe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkim Fino ka thënë se kriza e vitit 1997 në krahasim me këtë të 2019-2020 si pasojë e koronavirusit, ka qenë shumë ndryshe dhe shumë më e lehtë për t’u menaxhuar.

Deputeti i PS-së, në një lidhje direkte me gazetaren Nisida Tufa, ka thënë se 1997 kur ai ishte kryeministër (6 muaj) ishte krizë lokale, vetëm e Shqipërisë, dhe ndihma e vendeve perëndimore ka qenë prezente dhe vendimtare, ndryshe nga sot, ku çdo shtet është në krizë.

Nisida Tufa: Po të kthehemi pas në kohë, të bëjmë një krahasim, si u menaxhua 1997 kur ju ishit kryeministër?

Bashkim Fino: Unë mendoj që ka ndryshim shumë, atëherë ishte një krizë shumë e rëmdë. Por ishte vetëm krizë e një vendi, jo e gjthë botës. Ishte më e thjeshtë për t’u menazhuar e për t’u zgjidhur. Jo vetëm qeveria jonë, por gjithë faktori perëndimor ishte në gatishmëri për ta zgjidhur krizën sa më parë.

Ky është një ndryshim shumë i madh sepse kishim të bënim me një krizë të një vendi të vogël, ndërsa tani kriza është mbarëbotërore, secili shtet është për vete. Shtetet po luftojnë kush e kush të marri më shumë respiratorë, maska e doreza. 1997 nuk mund të krahasohet kurrsesi me 2020. Menaxhimi i asaj krize ishte shumë më i thjeshtë. Njerëzit kishin humbur lekët, u ngritën kundër qeverisë së tyre.

Nuk po them që nuk kishte vështirësi, ishte një krizë copëtimi, vëllavrasje, pasi të gjithë ishin të armatosur. Qe e lokalizuar, vetëm e shqiptarëve, dhe ndihma nga BE dhe SHBA në atë kohë ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo ndihmë më dha mua shumë mundësi për ta menaxhuar më mirë krizën e 1997.

Takimet e mia ato 6 muaj kryeministër kanë qenë tejet të shpeshta. Ditët shumë të ngarkuara.

Më shumë




spot_img








spot_img