Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Bashkim Fino: Hëngra 300 mijë lekë gjobë nga dy police, mora Tahirin në telefon, ato u frikësuan…

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Bashkim Fino ka treguar një ngjarje personale sot nga Pogradeci ndërsa po fliste për punën e bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputeti tha se është gjobitur me 300 mijë lekë. Dy police femra e gjobitën për parkim të gabuar dhe për këtë ai i kishte telefonuar ministrit.

“Sot ne deputetët e PS marrim gjobë kur nuk e parkojmë makinën siç duhet. 300 mijë lekë gjobë kam ngrenë unë personalisht. Dy police më ndalojnë se kisha parkuar keq, më njohën kush isha por më gjobitën. Unë iu mora emrin, ato u frikësuan kur ju thashë po marr Saimir Tahirin në telefon. E mora dhe i thashë kam këtu dy oficere, sapo më vunë një gjobë prandaj jepu  një shpërblim. Bravo ju qoftë se po kryejnë detyrën”, tha deputeti socialist.


Më shumë