Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkim Dedja ankimoi sekuestrimin e pasurive nga SPAK, Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-kryetarin e Kushtetueses që u “dogj” në vetting

Shkruar nga Newsbomb
Bashkim Dedja ankimoi sekuestrimin e pasurive nga SPAK, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit është mbledhur sot për të shqyrtuar ankimimin që ka bërë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, shkruan newsbomb.al. Ky i fundit ankimoi vendimin e Prokurorisë Speciale SPAK që i sekuestroi disa pasuri në 28 prill 2021.

GJKKO ka vendosur që kërkesa e Bashkim Dedjas të shqyrtohet në një seancë tjetër. Në 1 qershor Apeli i Posaçëm do të japë “verdiktin” nëse pasuritë e ish-kreut të Kushtetueses do të zhbllokohen apo ato do t’i kalojnë shtetit.

Pas vendimit të parë, GJKKO do të mblidhet përsëri në orën 15.00 për të shqyrtuar dhe ankimimin e ish-gjyqtarit tjetër Fatos Lulo, shkruan newsbomb.al. Bie në sy ish-gjyqtari tjetër Shkëlzen Selimi, i cili nuk e ka ankimuar në shkallën e dytë vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të tij.

Kujtojmë se në ditët e fundit të Prillit 2021, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e disa pasurive të gjyqtarëve të lartë Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.

Pasuritë që iu sekuestruan tre ish-gjyqtarëve të lartë:

Fatos Lulo

I. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.7, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Bashkim Dedja

II. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, vendosi:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

• Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Shkëlzen Selimi

III. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi, si vijon:

1. 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi

2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

3. 55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.