Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Bashkia Vorë po abuzon me procesin e rindërtimit”, Vojo Bregu: LSI garanton qytetarët e prekur nga tërmeti, se pas 25 prillit e drejta do të shkojë aty ku i takon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu sot ka denoncuar abuzimet që bëhen me procesin e rindërtimit.

Ai u shpreh se Bashkia e Vorës ka hartuar një të re me 244 banesa. Sipas tij kjo listë i është dërguar para 10 ditësh për miratim Institutit të Ndërtimit me qëllimin përfitimin e dëmshpërblimit fiktiv pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Bregu i ka bërë thirrje SPAK-ut që të angazhohet maksimalisht për zbardhjen e këtyre aferave elektorale me rindërtimin në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Deklarata e plotë:

Jemi këtu sot sërish për të denoncuar publikisht abuzimet e vazhdueshme të Bashkisë së Vorës me procesin e rindërtimit me qëllim deformimin e votës së qytetarëve të kësaj bashkie.

Në kundërshtim me ligjin, kjo bashki ka hartuar një listë totalisht të re me 244 banesa me pretendimin se janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kjo listë, i është dërguar para 10 ditësh për miratim Institutit të Ndërtimit me qëllimin e vetëm, përfitimin e dëmshpërblimit fiktiv pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Lista në ekran

Falenderojmë punonjësit e ndershëm të Bashkisë së Vorës, të cilët na kanë inrfomuar mbi këtë masakër elektorale që po përgatitet, dhe në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje kryetarit të pazgjedhur të kësaj bashkie që të heqë dorë nga skemat për deformimin e vullnetit të qytetarëve të Vorës.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje SPAK-ut që në këtë kohë të rëndësishmë për fatet e Shqipërisë, të angazhohet maksimalisht dhe seriozisht për zbardhjen e këtyre aferave elektorale me rindërtimin në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Për SPAK, do të mjaftonte që oficerët e policisë gjyqësore, të shikonin fizikisht dosjet e rindërtimit, për të kuptuar që abuzimet me objekt tjetërsimin e votës së qytetarëve janë evidente.

Po ashtu kërkojmë nga KLSH, që të nisë urgjentisht një hetim administrativ, lidhur me shpërdorimin e parave te taksapaguesve shqiptare, për qëllime pastërtisht elektorale, jo vetëm në Vorë, por dhe në Kavaje, Durrës, Kruje, Shijak.

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, vota është e shenjtë, dhe ne nuk do të reshtim së denoncuari çdo fakt ose provë që do të kemi gjatë kësaj periudhe zgjedhore.

Lëvizja Socialiste për Integrim, garanton të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti, se pas 25 prillit e drejta do të shkojë aty ku i takon dhe të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti do të dëmshpërblimin e merituar dhe garantojmë që zyrtarët që kanë abuzuar, do të marrin ndëshkimin e merituar.

Faleminderit!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img