Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Bashkia Tiranë rrit pagat e punonjësve sipas kategorive, por Veliaj bën një përjashtim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Tiranës bëhet e para që i përgjigjet apelit të qeverisë për të rritur pagat për punonjësit e vet dhe për të gjithë ata që punojnë në sektorin publik. Por ajo që bie në sy nga vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak është se nga rritja e pagës përfitojnë më shumë nivelet më të ulëta të pagave, ndërkohë që Veliaj ka përjashtuar veten nga rritja e pagës.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj theksoi se kjo është rritja më e madhe e rrogave e viteve të fundit.

“Kjo është një rritje nga e cila përfitojnë më shumë nivelet më të ulëta të pagave, ndërkohë që në nivelet e larta drejtuese të Bashkisë rritja është shumë më modeste, kurse për kryetarin e Bashkisë rritja është zero.

Kështu, punonjësit administrativë do të përfitojnë rritje  që variojnë nga 5 – 7%. Ndërkohë që për punonjësit e shërbimeve (ata që në gjuhën popullore quhen punonjësit e punëve të krahut) rritja është shumë më e ndjeshme dhe shkon nga 20 deri në 25% të rrogës së tyre.

 Kjo është në fakt një mënyrë për të vlerësuar të gjitha ata heronj të heshtur të Bashkisë Tiranë, që nuk u qëllon shpesh të jenë në qendër të vëmendjes, por pa punën e të cilëve qyteti thjesht nuk do të funksiononte dot”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar një vendim të drejtë, Kreu i Bashkisë deklaroi se ky vendim është dhe një vlerësim për të gjithë punonjësit e bashkisë, veçanërisht ata që bëjnë dhe punët e rënda.

“Është një mënyrë për të vlerësuar punonjësit e pastrimit, të gjelbërimit, ata që çdo ditë shtrojnë pllaka dhe asfalt, ata që çdo ditë hipin mbi kosh për të ndërruar poçat e siguruar që meremetohet i gjithë ndriçimi, ata që merren me kanalizime e pastrimin e ujërave të zeza të gjithë pusetave të Tiranës, ata që merren me mirëmbajtjen e kopshteve, shkollave e çerdheve”, tha Veliaj.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img