Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Bashkia publikon PAMJET: Shikoni si duket shkolla “Andrea Stefani” te Dogana, do mbajë emrin e gazetarit që u nda nga jeta 5 vite më parë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, shkruan newsbomb.al. Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndarë papritur nga jeta në vitin 2016.

Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve. Shkolla e re pritet të ulë edhe numrin e nxënësve në shkollat e tjera të Kryeqytetit.

Bashkia e Tirana ka publikuar mëngjesin e kësaj të hëne (7 Qershor 20121) pamjet e punimeve për shkollën e re që do të mbajë emrin e Andrea Stafanit. Pamje që tregojnë se pjesa më e madhe e punimeve ka përfunduar.

Shkolla e re do të ofrojë jo vetëm mjedise tepër estetike, por njëkohësisht edhe mjaft moderne, duke plotësuar të gjithë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e gjer te terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img