Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Bashkia ndërton një tjetër kënd lojërash në Tiranë, Veliaj: Deri në fund të mandatit do kemi prekur çdo bllok!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ai i bëri thirrje komunitetit që të ruajë investimet, ndërsa garantoi se edhe këtë vit do të ndërhyhet në 50 blloqe të tjera banimi. “Qytetarët të ruajnë këto investime të cilat janë asetet tona dhe besoj që duke i ruajtur, duke filluar nga linja e autobusit që kalon te Fusha e Aviacionit, tek ujësjellës-kanalizimet, tek infrastruktura dhe tek këto parqe, kemi më në fund komunitete të mira jo vetëm në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, bulevardi, liqeni, por në çdo lagje të Tiranës. Këtë vit kemi përfunduar 50 blloqe investimesh, do të vijojmë me 50 të tjerë dhe besoj që deri në fund të mandatit do kemi prekur çdo bllok të qytetit të Tiranës. Është vetëm çështje kohe, sa të jemi tek rrugica apo rruga e lagjes tënde”, tha Veliaj.

 

Investimi i realizuar nga Bashkia e Tiranës përfshin ndërtimin e një këndi sportiv (fushë basketbolli), këndit të lojërave dhe këndit të forcës. Gjithashtu, është mundësuar dhe ndërtimi i infrastrukturës për rekreacion pasiv për të rritur (stola, hije etj).

Më shumë

spot_img