Bashkia merr vendimin: Qëllohet për vdekje laraska që sulmonte kalimtarët në rrugë

Publikuar tek: bota, më 19:28 03-09-2019 Bashkia merr vendimin: Qëllohet për vdekje laraska që sulmonte kalimtarët në rrugë

Një laraskë me pseudonimin “Monstra e rrugës Windsor” është vrarë pasi terrorizoi mbi 40 kalimtarë.

Laraska admirohej dhe urrehej në të njëjtën kohë në Sydeny të Australisë. Ajo kishte një karakter të veçantë dhe rebel por ndonjëherë e tepronte duke sulmuar turistët në qytet.

Sipas dëshmitarëve laraska kishte sumuar rreth 40 kalimtarë, disa prej të cilëve përfunduan në spital për trajtim mjekësor. Madje një prej tyre kishte pësuar edhe infarkt nga frika e madhe.

Por tashmë zogu pagoi çmimin final. Këshilli i Bashkisë në qytet mori së fundmi vendimin për ta vrarë. Nami i keq i laraskës ishte aq i madh sa që punonjësi, para se ta qëllonte për vdekje, kërkoi që të asistohej nga policia vendase.

Vrasja e laraskës ka zemëruar shumë qytetarë. Një prej tyre tha se zogu ishte femër, dhe tashmë që e vranë, ka gjasa që të vegjlit e saj të ngordhin nga uria.

Ndërsa për “ABC News”, një zëdhënës i Këshillit të Bashkisë shtoi se ata ishin përpjekur të shmangnin vrasjen e zogut duke e shpërngulur larg qytetit, por ishte rikthyer.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fut në shtëpi 80 qenë dhe i shpëton nga URAGANI DORIAN, vajza mbledh mbi 80 mijë dollarë nga qytetarët për mbajtjen e tyre
BREXIT pa marrëveshje/ Konservatorët kundër Johnsonit, deputetët rebelë votojnë pro opozitës »
Article Logic
Execution time: 0.011054992675781
array(1) { ["section"]=> string(88) "bashkia-merr-vendimin-qellohet-per-vdekje-laraska-qe-sulmonte-kalimtaret-ne-rruge-177214" }