Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkia mbuloi shpenzimet e operacionit të Margarita Xhepës, reagon aktorja

Shkruar nga Newsbomb

Aktorja e madhe shqiptare, Nderi i Kombit Margarita Xhepa, të martën kreu një operacion të vështirë në një spital privat i cili përfundoi me sukses. 

Ashtu sikurse është bërë me dije bashkia e Tiranës mbuloi kostot e operacionit duke bërë të mundur përmirësimin e shëndetit të artistes së madhe.

Pas operacionit të suksesshëm, vetë artisja e njohur Margarita Xhepa ka shprehur mirënjohjen për kryebashkiakun Veliaj për këtë gjest mjaft human.

“Ndjehem e prekur nga ky lajm dhe nga zemra përcjell mirënjohje të thellë për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit z.. Erion Veliaj. Sapo të dal nga spitali, ku falë kujdesit dhe aftësive të mjekëve, gjithçka vajti mirë, do të dëshiroja kafen e parë ta pi me z. Veliaj. Unë nuk jam kursyer edhe në kushte të rënda shëndetësore këto vitet e fundit, pasi ndaja çdo gjë me skenën, me artdashësin, dhe largimin e konsideroj vdekje. Unë do të festoj largimin e dhimbjeve, që më kanë lodhur prej vitesh, suksesin e operacionit dhe të gjitha bashkë, do ti mbledhim në festën e 85-vjetorit të lindjes, që nuk është larg”, tha Xhepa për mediat .

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu