Hapësire reklamuese


Aktualitet

Bashkia Lezhë njofton banorët: Të martën priten reshje të shumta dhe përmbytje, emergjencat do të jenë në gatishmëri!

Shkruar nga Newsbomb
Bashkia Lezhë njofton banorët: Të martën priten reshje

Bashkia Lezhë, duke iu referuar të dhënave të Shërbimit Meteorologjik, ka njoftuar qytetarët se në datën 29 priten reshje të shumta shiu në të gjithë qarkun.

Në orët e para të mëngjesit të së martës parashikohen përmbytje, çka mund të sjellë vështirësi për banorët dhe qarkulllimin e mjeteve. Bashkia bën me dije se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

“Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se pasnesër mbrëma ,duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00 deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu!

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje,pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë.

Shërbimet e Emergjencave të Bashkisë Lezhë do të jenë në gadishmëri gjatë natës për të ndërhyrë në çdo rast problematik!

Përveç masave që do të marrim ne,

ju lutemi banorëve që të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në kohë reale në numrin e tel: ‪+355 68 331 2049”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese