Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të dëborës

Shkruar nga Newsbomb
Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme për

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të dëborës.

Lajmi është njoftur nga kryetari i bashkisë Hil Curri.

Përmes një njoftimi në Facebook, Hil Curri bën me dije se ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës, ndërsa thekson se Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali.

“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, njofton kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz.

Situata në vend deri në orën 13:00 sipas ARRSH

Në aksin malor Vaudejes-Pukë-Kukës, Ura e Çerenecit-Bulqizë ka reshje të shumta dëbore, ku në Qafë Mali arrijnë deri në trashësi 40-50cm.

Në terren po punohet me 4 borëpastruese, qarkullimi kryhet me vështirësi dhe me kujdes, sidomos në segmentin Fierzë-Qafë Shllak pasi ka erë të fortë që e përhap borën nga bankina në rrugë, duke sjellë edhe prezencë të orteqeve, çka vështirëson punën e borëpastrueseve.

Në Peshkopi-Maqellare dhe Ulëz-Burrel vazhdojnë reshjet e dëborës.

Mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese