Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët: Stuhi e fortë do godasë vendin, shmangni lëvizjet në akset problematike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia Vlorë, ka njoftuar se qyteti pritet që të përfshihet nga reshje masive shiu dhe stuhi të forta gjatë orëve në vijim.

Përmes një postimi në “Facebook” Bashkia paralajmëron qytetarët që të shmangin lëvizjet dhe parkimet në akset problematike.

Po ashtu, thuhet se për çdo nevojë urgjente të kontaktojnë me autoritet përkatëse të Bashkisë Vlorë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë! 

Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve në vazhdim dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. 

Paralajmërimet e meteorologëve për rreshjet me intensitet kërkojnë  të jemi të kujdesshëm!  Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”. 

Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img